Nuk pranoi të paguajë faturën dhe kanosi faturisten e ujësjellësit, e pëson 78 vjeçari në Mat

schedule09:42 - 31 Gusht, 2023

schedule 09:42 - 31 Gusht, 2023

Një 78 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Matit pasi akuzohet se ka kanosur me fjalë faturisten e ujësjellësit.

Sipas policisë mësohet se falë ndërhyrjes është bërë i mundur ndalimi i një përshkallëzimi të konfliktit mes faturistes dhe të moshuarit i cili nuk kishte pranuar që të paguante faturën e ujit dhe është konfliktuar dhe ka kanosur faturisten pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!