Nuk po vlerësohet në “Parc des Princes”, PSG gati të shesë “yllin” e sulmit

schedule15:56 - 22 Janar, 2024

schedule 15:56 - 22 Janar, 2024

Vetëm pak muaj më parë konsiderohej, si një ndër më të mirët e repartiv ofensiv, mirëpo duket se “shkëlqimi” iu zbeh shpejt. “Ylli” portugez i sulmit, Gonçalo Ramos u transferua me shumë bujë, gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” francez, të Paris Saint-Germain derdhën në “arkat” e “Shqiponjave” të Benfica, plot 65 milionë euro, mirëpo asgjë nuk ka shkuar siç duhet.

Pasi zhvilloi një sezon spektakolar te portugez, ku gjeti plot 27 herë rrugën e rrjetës, si dhe dhuroi 12 asistime, te “gjigantët” e Ligue 1 pritej, që Ramos të bënte shumë herë më mirë, mirëpo deri më tani ka zhgënjyer totalisht, duke arritur të shënojë vetëm 3 gola, si dhe të asistojë vetëm 1 herë, në 19 paraqitjet e këtij sezoni e rrjedhishimit minutat janë reduktuar.

Mirëpo, minutat nuk janë të vetmet ato që do të reduktohen, pasi sipas raportimeve, më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, në rast të ardhjes së një oferte të kënaqshme për 22-vjeçarin, bordi i Paris Saint-Germain është i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet, me këtë të fundit, i cili shihet qartazi, që nuk është në planet e teknikut, Luis Enrique. /i.m /abcnews.al