Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk po na ndihmon” dhe “çfarë dreqin ke?”, debat dhe ofendime te Franca

schedule14:11 - 4 Korrik, 2021

schedule 14:11 - 4 Korrik, 2021

Franca zhgënjeu në Euro 2020. Kampionët në fuqi të botës fituan vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura në turneun prestigjioz. Zvicra i nxori jashtë dhe dështimi në raundin e 1/8-ve është përjetuar keq tek ekipi i Didier Deschamps.

Atmosfera brenda skuadrës nuk ka qenë aspak e mirë. Në fillim thumbimet e Oliver Giroud ndaj Kylian Mbappe dhe më pas akuzat e nënës së Adrien Rabiot ndaj Paul Pogba dhe Mbappe.

Po jo vetëm kaq. Le Parisien zbulon edhe një debat të kryer gjatë takimit me Zvicrën. 120 minutat përfunduan në barazim 3-3, teksa fati i penalltive i buzëqeshi kombëtares helvete.

 

Zhgënjimi pas eliminimit

Protagonistët e debatit? Raphël Varane (Real Madrid), Paul Pogba (Manchester United) dhe Benjamin Pavard (Bayern Munchen).

Benj (Pavard) mendon se ti nuk po na ndihmon në mbrojtje“, i është drejtuar Varane mesfushorit të United. Pogba iu afrua më pas mbrojtësit të Bayernit: Çfarë dreqin ke?

Fjalë që sollën zemërimin e lojtarit të kampionëve të Gjermanisë. Pavard nuk u përmbajt dhe nisi të ofendonte keq Paul Pogba, sikurse shkruan media franceze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!