ISHSH ka mbyllur kopshtin në Memaliaj pasi nuk plotësonte kushtet e vendosura nga ministria e Shendetësis kundër covid 19.e vetmja gjë që mund të shihje në këtë kopsht ishte një dizinfektant i vogël.
Kryetari i bashkisë Gjolek Guci Pretendon se masat do të merren dhe se situata do të vihet në kontroll brenda ditës së sotme edhe pse bie në kundërshtim me drejtoreshën e kopshtit Bejaze Grilli e cila deklaron se në kopsht dje kanë qenë 13 fëmijë dhe sot 15,ndërsa për kryebashkiakun situata nuk është probleme se vetëm dy fëmijë kanë qenë.
“Bashkia Memaliaj, para se të filloheshin kopshtet ka bërë dezinfektimin sipas parametrave që kërkon ligji i ministrisë. Pas konstatimit të këtij rasti ne po marrim të gjithë masat e nevojshme për tu gjendur pranë të gjithëve, sipas standardeve të kërkuara”, është shprehur kryebashkiaku.
Drejtoresha e kopshtit pretendon se mungesa e termometrit digjital çoi ISHSH në vendimin për mbylljen e kopshtit por po si pas saj ky problem do të zgjidhet.
“Arsyeja e vetme ka qenë mungesa e termometrit digjital”, është shprehur drejtoresha..
Në draft-protokollin e specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, janë përcaktuar rregullat që duhet të ndiqen nga të gjitha palët, si nga ana e personelit ashtu edhe nga fëmijët/prindërit në të gjitha kopshtet e vendit Fëmijët i nënshtrohen matjes së temperaturës me termometrin digjital që në hyrje të ambienteve,gjyshërit nuk do të lejohen të shoqërojnë fëmijët ,kjo si një masë mbrojtëse për gjyshërit, të cilët janë më të rrezikuar nga ky virus.
Fëmijët shoqërohen vetëm nga njëri prind, mami ose babai për të shmangur grumbullimet e mëdha. Edukatorja është veshur me përgjegjësi shtesë, pasi në këto kohë ka për detyrim jo vetëm edukimin e tyre, por edhe monitorimin për zbatimin e masave të marra ndaj COVID-19, nga fëmijët e vegjël, të cilët jo të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh./abcnews.al