Shkarkohet nga detyra si drejtor i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Vetting-ut, tashmë në varësi të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.
Largimi i tij nga ky post drejtues është bërë pasi Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularë të deklarimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të aftësive profesionale, tre shtyllat bazë ku vetohet një punonjës policie me gradë drejtuese.
Por, pavarësisht kësaj, Vehbi Bushati nuk përjashtohet përfundimisht nga radhët e uniformave blu. Siç e parashikon ligji me ndryshimet e reja të bëra së fundmi, ai nuk mund të mbajë më asnjë post drejtues në Policinë e Shtetit, që parashikohet të kalojë në filtrate e Vettingut. Por vetëm pozicione më të ulëta në punë.
Në vendim thuhet se Bushati ka paraqitur deklaratën e Interesave Private Periodike/Vjetor, një format për në ILDKPKI. Po që ky lloj formati, sipas AMP nuk është për vlerësimin kalimtar.
Në vendim, AMP argumenton se pavarësisht kontaktit që kanë pasur me Vehbi Bushatin nëpërmjet rrugëve zyrtare, në afatet e parashikuara të ligjit, ai nuk ka kryer asnjë dorëzim formulari për kontrollin kalimtar në Vetting.
Në dosjen e tij figuronin vetëm formularët dhe deklaratat që janë plotësuar në vitin 2018, të cilat sipas komisionit janë të pavlefshme për procesin, që pas ndryshimeve që iu bën ligjit të Vetting-ut në Policinë e Shtetit.
Vettingu në rradhët e uniformave blu u bllokua në fillim të vitit 2022 dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pushoi së ekzistuari për shkak të vonesave të shumta që kishte gjatë procesit.
Më herët, procesit të Vettingut do i nënshtroheshin të gjithë efektivët, por me ndryshimet e bëra, tashmë do të vetohen postet drejtuese në Policinë e Shtetit/ r.t/abcnews.al