“Nuk ofron zgjidhje”/ Rada: Berisha dhe PD, një parti çetë! Gazetari: Saliu është qesharak, në fillim të heqë non-gratën e tij

schedule23:49 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 23:49 - 18 Dhjetor, 2024

Në një intervistë në edicionin “Ora e Fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada komentoi kërkesën e Berishës për dhe faljen e gjobave për energjinë elektrike.

Gjatë intervistës gazetari Rada nënvizoi se ish-kryeministri Berisha nuk ka asnjë interes për shqiptarët dhe sipas tij së bashku me PD mbeten një parti çetë

“Një person që kërkon të rikthehet në pushtet i bën një propozim qeverisë, apo i vë kushte dhe nuk e përfshin si një premtim të tij elektoral. Por kërkon ta përdorë. Por Berisha dhe PD mbetet një parti çetë e cila nuk e ka fare konceptin e taksave dhe detyrimeve, nuk ofron aspak zgjidhje. Berisha është ai që e kishte qeverinë deri në 2013, i zhyti njerëzit në borxhe dhe më pas kur iku u kujdes që vendimin e fundit që mori ishte t’i dhuronte vetes godinën e shqupi-t dhe jo t’i falte gjobat shqiptarëve.

Gazetari Fatos Mahmutaj gjatë intervistës, komentoi deklaratat e Berishës për heqjen e vizave me Amerikë, e quan qesharake.

“Të heqë njëherë non gratën e tij më parë. Berisha është qesharak dhe ka treguar që populizmin e ka qesharak dhe i duket sikur ndodhet përpara një klase me fëmijë dhe u tregon barsoleta”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!