Liga Profesioniste e Futbollit vendosi disa ditë më parë të bojkotojë kampionatin e ardhshëm, në rast se qeveria shqiptare nuk do të plotësojë katër kushte të tyre. Ditën e sotme, përmes zyrës së shtypit të FSHF-së, ata kanë shpërndarë për mediat letrën që i është dërguar kryeministrit Edi Rama.
Kërkesat janë të njëjta, katër, ndërkohë që klubet e Superiores i kërkojnë qeverisë që të reagojnë dhe të mos lejojnë të ndodhë diçka që nuk ndodhi as në vitin 1997, kur kampionati nuk u ndal dhe u mbyll me sistem grumbullimi. /abcnews.al