‘Abc e pasdites’ ka nisur sezonin e tretë me Ermal Peçi dhe vijon të mbaj para ekranit shqiptarët në pasditet e tyre. Një nga momentet ku ata bëhen protagonistë është hapësira e lojrave telefonike ku gjithmonë audienca është maksimale me shtrirje të gjerë gjeografike.
Jemi mësuar tashmë me ritmin e Ermalit e batutat mes telefonuesve ashtu siç shpesh në këto transmetime ka edhe surpriza. E tillë ishte edhe ndërhyrja e producentes së njohur, Holta Dulaku në pasditen e sotme.
Autorja e shumë musical-eve në Shqipëri por edhe startuesja e edicioneve të ‘Dancing with the stars’ dhe e ‘Tue que si vales’ sot befasoi jo pak Ermalin:
‘O Ermal, o pasditja më e bukur e televizioneve shqiptare. Je më i miri e shpresoj të të shoh shumë shpejt ne Prime-time!” – tha Holta teksa Ermali e dalloi menjëherë duke i thënë se e vlereson dhe do shumë, e duke i dërguar perqafime të sinqerta nga studio e ABC.
Me batuatat e saj të pamungueshme, teksa mbaroi përshëndetjen, tha se po largohej për t’i lënë vendin të tjerëve pasi nuk ka shumë fat në lojrat televizive./abcnews.al