“Nuk na japin vendimin”, Rithemelimi kallëzon kryetarin dhe kancelarin e Gjykatës Tiranë

schedule15:15 - 19 Maj, 2022

schedule 15:15 - 19 Maj, 2022

Komisioni i Rithemelimit ka bërë të ditur se sot ka paraqitur një kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili.

Sipas asaj që pretendon “Rithemelimi”, Kapllani dhe Xhelili “në mënyrë të qëllimshme vijojnë që të mos i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore që sipas tyre cënon interesat e ligjshëm të saj.

“Partia Demokratike bën thirrje për organizatat ligjzbatuese që të hetojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë ligjore këto që me veprime të paligjshme tenton të ndikojë proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht nga pozicioni që mban,” thuhet më tej në njoftim.

Sipas asaj që njoftohet, kallëzimi penal vjen pas qëndrimit të bërë publik ditën e diel dhe në “mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kujtojmë se disa ditë më parë drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo një dalje për mediat denoncoi ato që ajo i cilësoi si praktika abuzive të Gjykatës së Tiranës. Ajo u shpreh se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së.

Sipas Garos, prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të Partisë Demokratike vendimin duke u bëre pengesë për të ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!