Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk mungojnë as në Moldavi, TKZ bën njoftimin për tifozët para sfidës së “legjionarëve”

schedule13:56 - 17 Nëntor, 2023

schedule 13:56 - 17 Nëntor, 2023

Nuk kanë munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojnë as këtë të premte në Çisinau. Bëhet fjalë për tifo-grupin e Kombëtares sonë, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët si zakonisht do të mbështin plot pasion e dashuri “legjionarët” tanë, kësaj radhe në “Zimbru Stadium”, për të “vulosur” përfundimisht misionin “Euro 2024”.

Në shkallët e stadiumit të Moldavisë pritet të jenë të pranishëm rreth 1 mijë ultras të këtij tifo-grupi, shifër kjo goxha e konsiderueshme, kur llogarisim këtu se “Zimbru Stadium” ka vetëm 10,500 ulëse për tifozët.

Ndërkaq, me anë të një postimi në profilin zyrtar, të TKZ-së, në rrjetin social “Facebook” është mësuar dhe vendi ku do të grumbullohen tifozët shqiptarë, në kryeqytetin moldav, para se të nisen drej stadiumit. /i.m /abcnews.al 



Postimi i plotë i TKZ-së:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!