“Nuk mund t’i heq sytë nga njerëz të tillë”, aktorja turke tregon se çfarë pëlqen te një person

schedule22:16 - 28 Shkurt, 2022

schedule 22:16 - 28 Shkurt, 2022

Aktorja e njohur turke, Serenay Sarikaya  ka zbuluar së fundmi se çfarë admiron më tepër tek një person. E pyetur lidhur me elementin të cilit i jepte më shumë rëndësi gjatë komunikimit, ajo tha “vështrimi në sy”.

Serenay u shpreh se komunikimi me sy është i vetmi që mund të tejkalojë fjalët.

“E kuptoj vërtet një person kur e shoh në sy, apo kur shoh tek ai përpjekjen për t’i larguar ata gjatë bisedës. Në fakt shikimi krijon një dritë dhe një energji mes dy njerëzve”, u shpreh aktorja.

“Nuk mund t’i heq sytë nga njerëz të tillë”, shtoi bukuroshja, e cila ka treguar përmes kësaj përgjigjeje se është një person detajist kur vjen puna tek personat që ka përballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!