Kombëtarja e Italisë kishte programuar një ndeshje miqësore me Anglinë e Southgate. Dy Federatat ranë dakord që sfida të zhvillohej me datë 27 mars në mitikun “Wembley”, por kjo miqësore është anuluar.
Anglia ka vendosur të pezullojë aktivitetet sportive deri në datë 4 prill prej frikës së koronavirusit, kështu që përballja mes kombëtareve nuk do të luhet. “Tre Luanët” kishin programuar edhe një miqësore me Danimarkën në ditët e fundit të këtij muaji.
As sfida ndaj skuadrës nordike nuk do të luhet. Koronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në ishull. Disa futbollistë janë infektuar me COVID-19, mes tyre edhe Mikel Arteta, trajneri i Arsenal. /abcnews.al
Following this morning’s announcement from @FA, the #ThreeLions’ games against Italy and Denmark will no longer take place in March.
Fans who purchased tickets can find refund information here:https://t.co/0sz6F8ndfi
— England (@England) March 13, 2020