Infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë kanë nisur të protestojnë pasi nuk kanë marrë shpërblimin që u është premtuar nga kryeminsitri Rama.
Disa prej tyre janë shprehur për ABC News:
“Na u premtuan 1000 euro dhe na dhane 5000 lek. Refuzojmë këtë shpërblim që ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojme punen pavarsisht rrezikut. Eshte absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua.”
Ata thonë se nuk e duan shpërblimin dhe se do ua japin fëmijëve në nevojë. Në Lezhë deri më tani janë të konfirmuara 14 raste me Covid-19 dhe asnjë rast vdekjeje. /abcnews.al/