Nuk morën asnjë mandat, kush janë kandidatët më të votuar të LSI në Elbasan

schedule16:35 - 27 Prill, 2021

schedule 16:35 - 27 Prill, 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit. Mandatet e Elbasanit u ndanë mes socialistëve dhe demokratëve, duke marrë 8 PS dhe 6 PD.

Ndërkohë pas numërimit të 511 qendrave të votimit ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për subjekte zgjedhore.

Lexo edhe: Surpriza me kandidatët e PD në Elbasan, kush janë më të votuarit

Deri më tani nga LSI kandidati me më shumë vota është Vladimir Muka me 339 vota, i cili renditet i treti në listë. Pas tij vjen Sokol Skura me 165 vota, ndjekur nga Ermir Gjinishi me 147 vota. g.v/abcnews.al