“Nuk mora pjesë në protestë”, Kadilli zbulon “tre shënjestrat” e Berishës sot

schedule21:19 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 21:19 - 20 Dhjetor, 2021

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli në emisionin “Log.” me Endri Xhafon dha arsyet e tij se përse nuk mori pjesë në protestën e sotme kundër Aleksandër Vuçiç, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kadilli tha se e sheh si gjuhë politike dhe se nuk ka asnjë vlerë mbledhja e njerëzve me autobus, sikurse PD ka bërë edhe më herët. Sipas tij, Berisha kishte tre shënjestra në këtë protestë.

“Nuk isha në protestë sepse kam një vlerësim gjuhë tjetër për gjuhën politike. PD bën zborin e vet. Çfarë vlere ka që PD mbledh njerëz me autobus? Përveçse është një gjuhë politike që ne e përdorim për kundërshtarin. Unë nuk  i bashkohem një gjuhe politike që ka tre shënjestra. E para është Basha, e dyta, pak Rama dhe e treta është populli shqiptar për të krijuar idenë e armikut dhe Berisha do bëjë shpëtimtarin. Berisha duhet ta heqë nga veglat e veta këtë”, -deklaroi Kadilli. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!