Dani Alves është përballur me probleme të mëdha kohët e fundit. Ish-ylli brazilian është akuzuar për abuzim seksual, ku gjykata e Barcelonës e ka dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim.
Alves, i cili koinsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë që ka veshur fanellën e Barcelonës, tani ka pësuar goditje të mëdha dhe imazhi i tij është zbehur krejtësisht.
Duke parë zhvillimet e tij, Barcelona ka vendosur t’i heq Dani Alves statustin e tij si legjendë e klubit, një titull që iu dha 102 lojtarëve që kanë veshur fanellën e katalanasve që nga themelimi i klubit./ h.ll/abcnews.al