“Nuk më bën dot persion Berisha”, Metani i përgjigjet sulmeve të kreut të foltores

schedule14:42 - 4 Gusht, 2023

schedule 14:42 - 4 Gusht, 2023

Pas deklaratës së Sali Berishës që kërkoi dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë  me akuzën se është  përfshirë në aferën e inceneratorëve në kohën që mbante detyrën e drejtuesit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ka reaguar Artur Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë  shprehet; “Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori. “

Gjithashtu Metani thotë se; “çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë!”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!