“Nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar”, Rektori Sallaku: Ia lëmë drejtësisë në dorë, i gatshëm të sigurojë çdolloj informacioni

schedule09:21 - 26 Shkurt, 2025

schedule 09:21 - 26 Shkurt, 2025

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ka deklaruar lidhur me arrestimet në këtë universitet se nuk mbron asnjë person që mund të ketë abuzuar. Ai theksoi se ia lënë në dorë drejtësisë dhe është i gatshëm të sigurojë çdolloj prove.

Ne jemi të detyruar të sqarojmë të gjithë partnerët tanë me një reformë. Ju e dini shumë mirë që në rastin e Institucionit të Lartë është shumë i rëndësishëm imazhi, pasi ne esencë ka nevojën për të bindur të rinjtë për të studiuar. Unë jam shumë i gatshëm të shkojë në çdo grupim, edhe nëse komisioni më thërret shkoj gjithmonë. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë në dorë.

Nga ana tjetër kam shumë besim që Universiteti Bujqësor do të ngrihet pas jemi ringritur disa herë dhe tashmë jemi futur në një rrugë që është rruga e vetme që duhet të studiojë një institucion i arsimit të lartë në Shqipëri. Në muajin mars ne kemi gati paketën me Universitetin e Bokus, që nuk është thjesht një projekt dhe program. Unë mbrëmë kam folur mbrëmë me administratorin dhe kemi vendosur ta përshpejtojmë modulin edhe në varësi të situatës që ndodhi. Unë jam këtu për ta thënë dhe ju besoj e konfirmoni, që Shqipëria ka nevojë për Universitetin Bujqësor. Qasja që ne po bëjmë për të ofruar një diplomë module në Universitetin e Bokus në Vjenë. Unë do të doja shumë që debati të fokusohej në këtë aspekt. Pasi universiteti nuk është vetëm i imi, por Shqipëria ka nevojë për bujqësi dhe turizëm. Për hir të së vërtetës unë nuk di asnjë lloj informacioni se çfarë është trajtuar. Ministrja është këtu. Është njësoj si këtu, parlamenti projekton buxhetin, ashtu ndodh dhe në senat.

Ka filluar një proces para dy vitesh në Universitet, unë kam dhenë dhe telefonin. Kemi qenë shumë bashkëpunues dhe do të jemi. Unë dua t’iu siguroj dhe një herë që nuk jam këtu për politikë. Me kryeministrin kemi folur disa herë dhe para dy vitesh, dhe para tre vitesh. Do doja shumë që i gjithë debati të merret me thelbin dhe jo me anësoret. Prindërit duhet të qetësohen. Në shtator, universiteti do të ketë një ofertë të re akademike. Jam besimplotë, që drejtësia do bëj punën e vetë. Jam i gatshëm të siguroj çdolloj informacioni“, tha Sallaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!