“No War” e gjen kudo në TV, në çdo kampionat të rëndësishëm. Ajo që po ndodh në Ukrainë e ka sensibilizuar botën mbarë, por jo të gjithën.
Në Serbi ka pasur pankarta pro Rusisë, ndërkohë në Holandë një nisme solidariteti nuk i është bashkuar kapiteni serb i Ajax, Dusan Tadic.
Kapitenët e skuadrave holandeze kishin ndryshuar shiritët, duke i bërë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Tadic nuk bëri kështu në kampionat dhe vendosi shiritin normal.
Trajneri i tij, Erik Ten Hag, e justifikoi duke deklaruar se Tadic e kishte vendosur shiritin për Ukrainën në ndeshjen e Kupës së Holandës. / abcnews.al