Nuk lëvizin pa 500 mijë euro! Artan Hoxha zbulon mesazhin: Pse autorët dogjën makinën e viktimave pas atentatit në Fushë Krujë

schedule09:41 - 22 Korrik, 2022

schedule 09:41 - 22 Korrik, 2022

Artan Hoxha thotë se masakra e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinj, ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish të cilët asnjëherë nuk gabojnë dhe sipas gazetarit, ngjarja e Fushë Krujës është dalja e tyre në terren për herë të pestë!

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se atentati mund të jetë porositur nga 3-4 organizata.

“E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjensi funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës. Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97′, 98′. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur.

Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuardër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë.

Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja. Janë shumë të ashpër, shumë barbarë. Godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën. Djegia është mesazh.

Ky është aks kryesor dhe ngjarja ka ndodhur në pikun e trafikut. Autorët qëllojnë dhe ikin. Ata e kanë patur frikën zero. Jo vetëm janë kthyer, por edhe i kanë hedhur lëndë djegëse makinës. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë. Është hera e pestë që del kjo skuadër.

Dje doli një listë dhe prokuroria kërkon të thirren disa persona për të shfryrë presionin. Ndërkohë, të nxjerrësh në rrugë këtë skuadër vrasësish, duhet sasi e madhe. Janë të paktën 3-4 organizata.

Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata. Ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm.

Struktura që e ka marrë përsipër është organizim që ka harxhuar para të madhe, ka gjetur skuadër që nuk ka dështuar deri tani. Janë 3-4 grupe që kanë bashkëpunuar për të bërë këtë atentat.

Nuk ka ndodhur ngjarja rastësisht. Ka disa vite që bëhen vrasje në këtë aks. Është përplasje e grupeve kriminale. Kjo ngjarje, nuk e mbyll këtë histori. E shoh problemin tani dhe mbrapa. Do të thotë nuk do të falet më askush”, tha Hoxha.