“Nuk largohem nga Interi, fola edhe me Inzaghin. Faleminderit tifozëve”

schedule21:15 - 18 Qershor, 2021

schedule 21:15 - 18 Qershor, 2021

Interi duhet të shesë ndonjë nga yjet e ekipit për të rregulluar bilancin financiar. Achraf Hakimi është me valixhe gati, por Chelsea dhe PSG duhet të rrisin ofertat e tyre.

Një tjetër emër që është përfolur për t’u larguar nga kampionët e Italisë dhe që ka disa oferta, është Milan Skriniar, mbrojtësi sllovak.

26-vjeçari ka dhënë një prononcim të shkurtër për Sky Sport, duke qetësuar përfundimisht tifozët zikaltër. “A do të qëndroj tek Interi? Po.

Më shkroi edhe Inzaghi pas golit që i shënova Polonisë. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe jam i lumtur për mbështetjen e tifozëve“, deklaroi Skriniar.

Shtylla e mbrojtjes po luan Euro 2020 me kombëtaren e Sllovakisë. Skriniar realizoi golin e dytë në fitoren 2-1 ndaj Polonisë, teksa sot erdhi humbja 1-0 me Suedinë. /abcnews.al