“Tirona Fanatics” dolën kundër klubit të Tiranës, pasi këta të fundit e pamë të arsyeshme që stadiumin se ku do të luhej sfida me Teutën, të zgjidhej nga tifozët. “Fanatics” menjëherë reaguan, duke thënë se shtëpia e tyre është “Selman Stermasi”, dhe se nuk kanë nevojë për kushtet luksoze në “Air Albania”.
Megjithatë, Tirana vendosi që sfidën me Teutën ta luajë në stadiumin e ri kombëtar. Tifo-grupi bardheblu premtoi se do të jetë në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre, por vetëm për emrin e Tiranës!
Reagimi i “Tirona Fanatics”:
“Ne e thamë fjalën tonë…
Stadiumi jon quhet “Selman Stermasi”, e tifozët e Tironës nuk kanë nevojë as për prozhektor luksi, e as për tribuna te mbuluara. Ne jena Tirona, dikush aty nuk ka qenë nuk është dhe kurrë nuk do të jetë.
Pavarësisht zgjedhjes së pakuptimtë për të ndërruar stadiumin, ne do të jemi aty!
GJITHMONE VETEM PER EMRIN E TIRONES, për asgjë dhe për askënd tjetër…
Forca Tirona, Forca Çunat e Kryeqytetit!”/abcnews.al