Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk ka debat real me Greqinë për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama u shpreh se politikanë nga Foltorja dhe të minoriteti grek, kërkojnë nga Greqia që të ndërhyjë politiksht dhe që kjo çështje të mos zgjidhet nga drejtësia.
“Shkurt, muhabeti, mësimi është, bëni si themi ne, mos bëni si bëjmë ne. Kështu mendojnë padyshim edhe ata që i fryjnë në vesh fqinjëve grekë, nga larg edhe nga afër, qofshin politikanë me foltore dinjteti, apo me mikfron minoriteti. Analistë me sky të skuqur apo me laps të mprehtë, ekspert ligjor me zërin në xhep apo pijanecë me atdheun në gotë, dhe padiskutim edhe avokatë të deklaruar apo të padeklaruar të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash, të cilit i kanë marrë në administrim edhe faqen në Facebook, ku postojnë për hesap të tyre, letrat e tij nga qelia dhe shkruajnë se ai ndihet si thoi i një luani. Këto shqipfolësit me të cilët ndajnë gjuhën dhe vendin, por jo mendjen dhe respektin për atdheun, janë në të drejtën e tyre, grekët po se po, por këta, që ta abuzojnë lirinë e shprehjes sa të kenë fuqi, për të na i kthyer sytë ne të tjerëve, siç janë përpjekur ditë e natë, që kur ne jemi në qeveri.
Ndërkohë që kush nuk është në të drejtën e vet, ta mendojë luftën tonë për këtë drejtësi të porsalindur, si zgjatjen e atij bishti të ndyrë të historisë shqiptare të kontrollit politik mbi drejtësinë, janë pikërisht ata ndër ju, këtu përpara, që e dinë ose duhet ta dinin shumë mirë, qysh nga mionuta e parë e jetës së shumice qeverisëse, se kjo për drejtësinë e pavarur është kryebeteja e PS për Shqipërinë evropiane”, theksoi kreu i qeverisë/abcnews.al