“Nuk ke karakter dhe mend”, djali i Jonuz i përvishet keq Samuel Nikajt

schedule13:19 - 7 Mars, 2020

schedule 13:19 - 7 Mars, 2020

Mirsad Jonuz ka marrë vlerësime të ndryshme këtë sezon, por ka pasur edhe kritika. Së fundmi, Samuel Nikaj është shprehur se ai po e kthen Vllazninë 10 vite më pas. Fjalët e tij nuk janë pritur mirë ndaj djali i trajnerit të kuqebluve, Dino Jonuz.

Ky i fundit ka komentuar në faqen e “Panorama Sport” në Facebook” dhe nuk është kursyer ndaj Nikaj, i cili kohë më parë e ka vlerësuar teknikun aktual të Vllaznisë.  “Samuel Nikaj t’i nuk ke karakter, shko në Kosovë në Ligën e Dytë, pasi aty është maksimumi yt”, shkruan Dino, i cili nuk ndalet me kaq.

“Tri muaj më parë deklarove se Jonuz është një nga trajnerët më të mirë në kampionat, ndërsa tani thua të kundërtën. Nuk ke karakter dhe as mend, ke harruar çfarë ke thënë, o amator. Shiko CV-në tënde dhe të Jonuz… Ku punon ti? Pastaj dil dhe bëj analistin… Amatorë si puna jote që hanë presionin nga media pa asnjë arsye janë problemi më i madh në Shkodër”, përfundon komentin djali i Mirsad.

 

Vetë trajneri i Vllaznisë, pas ndeshjes me Kukësin foli për ata që flasin për punën e tij në media dhe rrjete sociale: “Provokimet dhe fjalët negative vijnë nga disa ish-trajnerë apo trajnerë amatorë nëpër ekipet e tyre”.

“Unë nuk jam i lidhur me Vllazninë, nuk kam kontratë 100-vjeçare. Mund të iki edhe në verë. Nuk është e drejtë nga ana e tyre të analizojnë disa ndeshje ku kemi humbur, apo të flasin negativisht. Tifozët tanë të na ndihmojnë kur është më e vështirë për ne. Gjithmonë kemi nevojë për mbështetje”, deklaronte Jonuz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!