“Nuk kam pendesa për luftën në Ukrainë,” Putin: Çdo ndërhyrje e NATO-s do të çonte në një katastrofë globale

schedule16:55 - 14 Tetor, 2022

schedule 16:55 - 14 Tetor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në kryeqytetin e Kazakistanit Astana. Ndër të tjera, në fjalën e tij lideri rus është shprehur se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë do të përfundojë brenda dy javësh.

Putin tha gjithashtu të premten se Gjermania po bën gabim duke i dhënë përparësi besnikërisë së saj ndaj NATO-s mbi interesat e saj kombëtare. Ndërsa, kur u pyet nëse ka ndonjë pendesa sa i përket nisjes së luftës, presidenti rus u përgjigj me “jo” ndërsa këmbënguli se Rusia po bënte gjënë e duhur.

Putin u shpreh se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte në një “katastrofë globale”.

“Shpresoj që ata që e thonë këtë të jenë mjaft të zgjuar për të mos ndërmarrë hapa të tillë”, shtoi ai.

Putin tha gjithashtu se është i hapur ndaj idesë së bisedimeve me Ukrainën, duke shtuar se është diçka që pala ruse e ka kërkuar gjithmonë. Komentet e presidentit rus vijnë në një kohë kur kanë qarkulluar lajmë për gatishmërinë e tij të supozuar për të hyrë në negociata për një marrëveshje të përkohshme paqeje me Ukrainën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!