“Nuk kam nisur të këndojë që fëmijë”, mezosopranoja e njohur zbulon si u bë pjesë e muzikës

schedule13:31 - 4 Tetor, 2023

schedule 13:31 - 4 Tetor, 2023

Mezosoprano e njohur, Ivana Hoxha ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ajo u kthye pas në kohë dhe kujtoi fillimet e veta, duke theksuar se ndryshe nga të tjerët, me muzikë nuk është marrë që fëmijë, por kur konkuroi në Liceun Artistik.

Hoxha zbuloi se këndoi një këngë dhe që në atë moment pedagogët kuptuan se ajo ishte e impostuar në zë.

Nuk mund të them që kam filluar të këndojë që fëmijë, që në festival të fëmijëve. Jo, unë kam nisur të këndojë tamam atëherë kur nisa të studioja për kanto. Ndoshta 13-14 vjeç se dikur ka qene tetëvjeçarja, duhet të mbaronim tetëvjeçaren për të kaluar në shkollën e mesme dhe unë konkurova në lice. Realisht, konkurova në lice se nuk e dija që ishte muzika klasike, që mësohej atje, por ideja që do vazhdojmë të këndojmë. Këndova një këngë për të kuptuar ata se ku isha unë. Nuk e mbaj mend se cilën këngë. Kam qene e impostuar në zë që atëherë dhe kjo ishte ajo që ata spikatën te unë, që të vazhdoja të studioja kanto klasike dhe nuk kam dashur kurrë të merresha me muzikën e lehtë. Më pëlqen shumë, e dëgjoj shumë, por jo që ta këndoj vetë. E mendoj veten vetëm në teatër, teatri për mua është magji dhe i shenjtë”, rrëfeu ajo./abcnews.al