“Nuk kam konflikte me asnjë”, Ndreca flet pas shpërthimit të makinës: Sulm politik

schedule12:01 - 11 Prill, 2023

schedule 12:01 - 11 Prill, 2023

Mëngjesin e kësaj të marte ju vendos eksploziv në pjesën e përparme të makinës, kryetari i PD-së nga radhët e Rithemelimit, Benard Ndreca në një prononcim për mediat ka theksuar se ai nuk ka asnjë konflikt të hapur me asnjë dhe se e gjithë kjo ka lidhje politike.

Ndreca ndër të tjera ka theksuar se nga pamjet rezulto se kanë qenë dy persona të maskuar ato që kanë vendos lëndën shpërthyese tek makina vetëm pak pas mesnate.

“Ky është një incident i mirëorganizuar që na ka ndodhur mua dhe familjes sime unë nuk kam asnjë konflikt. Unë jam vendas këtu dhe as unë as, farefisi dhe as familja s’kemi asnjë. Ky incident e ka një emër dihet që është politik, mua më është bërë politik, çdo gjë është e filmuar pasi shtëpia është me kamera. Në orën 06.30 sapo kam leviz makinën ka shpërthyer.

Unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë, kjo është e përdorur politikisht, nuk është vendosur mina Benard Ndrecës, por i është vendosur kryetarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës. Paraprakisht janë parë pamjet, vijnë dy persona rreth orës 01:15 të natës dhe vendosin ekspolozivin dhe ikin, janë dy persona të maskuar. Thirrja është duke filluar nga kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtorët që të distancojnë policinë nga politika pasi në Vaun e Dejës gjithmonë ndodh që ato të përfshihen. Vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk mbahet bashkia me presione”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!