“Nuk kam çfarë të jap”, 41-vjeçari rreh nënën e moshuar pasi nuk i dha para të blinte motor

schedule10:25 - 25 Qershor, 2022

schedule 10:25 - 25 Qershor, 2022

Një 41-vjeçar nga Volosi në Greqi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, pasi ajo refuzoi t’i jepte para për të të blerë një motor!

Sipas mediave greke, 41-vjeçari, i cili së fundi ishte liruar nga burgu teksa vuante dënimin për grabitje dhe drogë, ka debatuar me nënën 68 vjeçe kur i ka kërkuar para për të blerë motorin dhe kjo e fundit i ka thënë se nuk kishte çfarë t’i jepte.

Pas debatit me fjalë, ai e kapi për flokësh dhe e hodhi në dysheme, duke e lënduar në krah, ndërsa 68-vjeçarja nuk mund të ngrihej për shkak se kishte një problem me belin.

Ai pranoi ta kishte ofenduar nënën, por mohoi ta kishte goditur.

Gruaja ka dëshmuar në gjykatë se djali i saj është i dhunshëm, e kërcënon dhe i hedh sende dhe se ajo vetë ka frikë prej tij. Kur u pyet për ngjarjen, ajo pranoi duke qarë se, në fakt, djali i saj e kishte sulmuar.

Nga ana tjetër, i akuzuari – i cili nuk ka pasur avokat mbrojtës – ka dëshmuar se e do nënën e tij, nuk ka të afërm tjetër dhe për ngjarjen ka pranuar se e ka ofenduar, por ka mohuar se e ka goditur.

Prokurori i rrethit e shpalli fajtor dhe sugjeroi që të dënohej dhe të vuante të gjithë dënimin.

Kur i akuzuari e ka dëgjuar këtë ka shpërthyer në lot, duke iu lutur gjyqtarëve që të mos  hyjë më në burg, pasi ka dalë pak kohë më parë, ndërsa ka pohuar se është i pastër dhe po ndjek një program të mbyllur detoksikimi.

Gjithsesi, 41-vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata Autofore Penale Treanëtarëshe e Volos për kanosje në familje, fyerje për shkak të punës dhe lëndim të lehtë trupor ndaj nënës së tij 68-vjeçare dhe do të dërgohet në burgun e Larisës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!