“Nuk kam asnjë peng në jetë”, Justina Aliaj: Falenderoj Zotin që jam gjallë, çfarë duhet të ketë kujdes brezi i ri

schedule12:58 - 2 Maj, 2023

schedule 12:58 - 2 Maj, 2023

Gjatë rrëfimin në emisionin “Pas Mesnate”, artistja e madhe, Justina Aliaj nuk ka nguruar të jap dhe një këshillë për brezin e ri, veçanërisht ata që merren me art. Ajo ka thënë se që të bësh përpara fillimisht duhet të njohësh vetveten, përndryshe nuk mundesh.

Kur janë të vegjël, nuk e njohin veten, ashtu si unë. Më ka çuar instikti, të shkoj aty ku kam shkuar. Jo se e kam ditur që unë do jem kjo, apo do bëj këtë, apo do bëj atë. Thjesht me shku, me kënaq shpirtin tim, sepse ishte foleja ime, gjeta folenë, po kështu edhe fëmijët sot. Por për mendimin tim me kushtet dhe hapësirat në të cilat ndodhen sot, prindërit fare mirë mund ta përftasë këtë dhe te fëmija mund të investojë kohë, mund, durim që ta nxjerr në dritë diçka, të bëjë diçka të bukur. Artisti duhet të njoh vetveten, kur njeh vetveten je gjithmonë vetvetja, sepse ti ke arrit me mbledh në shpirtin tënd kush je, a mundesh, a s’mundesh. Nëse s’mundesh, kjo është të njohësh vetveten, nuk i hyj asaj rruge që unë nuk mund ta bëj. Nuk mundem. Duhet të njoh vetveten që të bëj përpara”, u shpreh Aliaj.

Më tej, artistja tregoi se në jetë nuk ka asgjë peng. Madje ka falenderuar Zotin dhe mjekët që është gjallë, pasi momentin kur u infektua me Covid-19 e kaloi në gjendje shumë të rëndë.

“Nuk kam asnjë peng. Faleminderit Zotit që jam gjallë, se për pak desh ika. Tani unë vetëm mendoj vetëm gjëra të bukura, nëse jeta na i dhuron, ne i mirëpresim. Pata shumë vështirësi gjatë periudhës së Covid-it, i quaj heronj mjekët. Madje, i kam dedikuar dy këngë, atyre që më shpëtuan jetën me Najada Çomon në krye”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!