Atentati ndaj biznesmenit Vasil Dervishaj, ndalohet 28-vjeçari

schedule10:45 - 27 Qershor, 2018

schedule 10:45 - 27 Qershor, 2018

Policia e Vlorës ka arrestuar në person që dyshohet se nuk tregoi autorët e atentatit ndaj biznesmenit 26-vjeçar Vasil Dervishaj. Ai është Donel Sh., 28 vjeç dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Ditën e krimit, ai ndodhej në vendngjarje dhe sipas policisë ka njohur autorët.

Gjykata e Vlorës në të njëjtën kohë caktoi për 28-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg. Pronari i një firme kafeje dhe një lokali u ekzekutua në lagjen “Pavarësia” në 4 Qershor.

Ai ishte duke zbritur nga mjeti i tij, kur u qëllua me breshëri nga një makinë që ndaloi pranë tij. Një ditë pas ngjarjes policia arrestoi një autor të dyshuar, Amarildo Çaushi dhe një tjetër u shpall në kërkim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!