Gianluca Frabotta nuk ka vend për të luajtur rregullisht te Juventusi dhe do i duhet të gjejë një tjetër klub këtë verë, ku të ketë më shumë përgjegjësi dhe minuta në këmbë.
Nga Italia raportojnë se Juventusi ka arritur marrëveshje me Hellas Veronan për 22-vjeçarin. Mbrojtësi i djathtë do kalojë në klubin e njohur me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Frabottas i pëlqenin edhe alternativat e Atalantas dhe Genoas, por në fund u vendos për Veronën. I riu luajti në 15 ndeshje me Juventusin sezonin e shkuar, 8 prej të cilave i nisi si titullar. /abcnews.al




