Situata në qytetin bregdetar të Durrësit, duket vërtetë kritike, ku ende nuk ka një zgjidhje për mbeturinat.
Makinat me plehra nuk kanë më vend për depozitimin e tyre, ndërsa rrugët e qytetit bregdetar dhe koshat e plehrave janë tejmbushur me mbeturina.
Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” se situata në qendër të qytetit të Durrësit. është vërtet kritike.
Një problematikë edhe për përhapjen e infeksioneve. Masat janë shumë të rëndësishme, pasi këto pamje ndikojnë negativisht edhe në sezonin turistik.
Edhe pse banorët e qytetit të Durrësit e kanë kundërshtuar me forcë këtë situatë, ende nuk ka një zgjidhje nga autoritetet.
Një situatë aspak pozitive për shëndetin e qytetarëve dhe për imazhin e qytetit.