Disa klube italiane interesoheshin për Andre Onana, mes tyre edhe kampionët e Interit, por portieri kamerunas nuk do të luajë në Serie A.
L’Equipe shkruan se “gardiani” i Ajax ka arritur akordin financiar me Lyon. Klubi francez ka vepruar shpejt dhe ka bindur 25-vjeçarin të transferohet në Ligue 1.
Tani duhet siguruar marrëveshja me kampionët e Holandës, të cilët kërkojnë 9 milion euro për të lënë të lirë portierin afrikan. /abcnews.al

