Skuadra që u forcua më shumë gjatë merkatos së dimrit ishte Chelsea, i cili ka mbyllur gjashtë nënshkrime deri më tani. Për këtë arsye, ka disa futbollishtë që kanë rënë nga konsiderata e trajnerit Graham Potter.
Njëri prej tyre është Hakim Ziyech, i cili kurrë nuk ishte në gjendje të shkëlqejë te blutë si tek Ajax. Nisur nga kjo situatë dhe performanca e tij e mirë në Kupën e Botës Katar 2022 me Marokun, Chelsea është i gatshëm ta nxjerrë në shitje sulmuesin maroken.
Sipas “Sky Italia”, mes tyre veçohet Roma e cila do ta kërkonte atë për të zëvendësuar Nicolo Zaniolon. Futbollisti italian përfundon lidhjen e tij me kryeqytetasit më 30 qershor 2024 dhe duke pasur parasysh interesin e Tottenham, ai do të kërkonte ta shesë atë në vend që ta humbasë pa marrë para në këmbim./ h.ll/abcnews.al