Ndërsa vetëm disa minuta na ndajnë nga fillimi zyrtar i protestës për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka nisur të bëjë kontrollet.
Në pamjet e siguruara nga ABC, mund të shihen agjentët e terrenit që kontrollojnë të rinjtë apo pjesëmarrës të tjerë në protestë, nëse kanë sende të “palejuara”.
Kjo është dita e tretë e protestës së nisur pas vrasjes së të riut në Tiranë nga efektivi i policisë. Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit tashmë kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Agjentët e terrenit po monitorojnë të gjithë zonat kryesore nëpër Tiranë dhe rrugët kryesore. Ndërsa, përtej bulevardit oficerë e policisë kanë marrë në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë.
Raportohet se verifikime të kartave të identitetit po bëhen për çdo person të dyshuar. s.b/abcnews.al/