Është mbajtur sot seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD për qarkun e Kukësit.
Nga zgjedhjet e 11 majit, në Kukës opozita blu mori 2 mandate, ndërsa socialistët 1 mandat.
Sipas KAS ky është vendimi i parë për pavlefshëmrinë e zgjedhjeve. KAS citoi që mes morive të fakteve detyra e tyre ishin të citonin dhe të verifikonin nëse provohej vërtetësia e tyre.
Në përfundim të seancës, komisioni i KAS vendosi që në qarkun Kukës nuk do të ketë rinumërim të votave duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike-ASHM.
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli vendimin për kërkesën ankimore nr. 37, datë 23.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1309, datë 19.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Kukës. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Kukës”.
Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 37, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Kukës, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. KAS vendosi lënien në fuqi të vendimit 1309/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”.”, thuhet ne vendimin e KAS.
/ abcnews.al


