Nuk ka rinovime, Kukësi zyrtarizon ndarjen me dy futbollistë

schedule12:39 - 1 Gusht, 2020

schedule 12:39 - 1 Gusht, 2020

Kukësi zyrtarizon dy largime. Nënkampionët e Shqipërisë, me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, lajmërojnë ndarjen me Vasi Shkurtajn dhe Gëzim Krasniqin.

Sulmuesi vlonjat zbarkoi në Kukësi janarin e vitit 2019 dhe gjatë kësaj periudhe shënoi 32 gola. Një aventurë të re do të provojë edhe mbrojtësi Krasniqi, i cili është pjesë e verilindorëve prej gushtit të vitit 2018.

Klubi i Kukësit njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve ju ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar.

Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike. Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!“, shkruan FK Kukësi. /abcnews.al