Nuk ka qetësi në Egje, avionët luftarak të Turqisë, fluturojnë mbi Greqi

schedule11:27 - 15 Gusht, 2022

schedule 11:27 - 15 Gusht, 2022

GREQI – Vijojnë tensionet në detin Egje. Mediat greke shkruajnë se Turqia ka bërë sërish shkelje të hapësirës ajrore me fluturime mbi ishujt e Egjeut.

Konkretisht, një palë avionë turq F-16 kryen një fluturim në orën 11:05 mbi Kinaro dhe në orën 11:08 mbi Mavra Lerou , në lartësinë 27,000 këmbë.

Në orën 11:09, një palë e dytë F-16 turke bëri një tjetër fluturim mbi Kandeliosa , në 23,000 këmbë.

Prej kohësh Greqia akuzon Turqinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore, ndërsa tensionet janë në rritje edhe për shkak të nisjes së kërkimeve për hidrokarbure nga Turqia në detin Egje.

/abcnews.al