“Nuk ka pasur asnjë sulm”, Rusia jep versionin e saj për shpërthimin në bazën ushtarake

schedule17:06 - 9 Gusht, 2022

schedule 17:06 - 9 Gusht, 2022

Rusia ka reaguar pas lajmeve se një shpërthim i madh ka ndodhur në bazën e saj ushtarake në Krime, shumë afër vijave të frontit.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se shpërthimet në bazën ajrore ushtarake janë shkaktuar nga një shpërthim i municioneve të aviacionit dhe se nuk ka pasur viktima, sipas agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Lexo edhe: VIDEO/ Shpërthime dhe tym i zi, çfarë po ndodh në bazën ajrore ruse

Sipas ministrisë, nuk pasur asnjë sulm dhe asnjë pajisje ushtarake nuk është dëmtuar, edhe pse u raportua për shpërthime të forta dhe tym të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ushtarake ruse në Novofedorivka në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Videot e supozuara të kapura në vendngjarje, disa prej tyre të postuara në rrjetet sociale dhe të xhiruara nga plazhet turistike aty pranë, tregonin një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej në ajër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!