Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk ka ndryshime, ndeshjet luhen ku janë planifikuar”, UEFA del me qëndrim zyrtar

schedule16:57 - 1 Korrik, 2021

schedule 16:57 - 1 Korrik, 2021

Gjatë ditëve të fundi t Kampionati Europian po përballet me një rrezik në lidhje me organizimin normal të ndeshjeve, siç është planifikuar në fillim. Shumë zëra vazhdojnë të thonë se stadiumet e gjysmëfinaleve dhe finales mund të ndryshohen.

Pak javë më parë UEFA u shpreh se nuk do ketë ndryshim planesh dhe vazhdimi i këtyre fjalëve e bën qeverinë e futbollit kontinental të dalë sërish me një tjetër deklaratë. UEFA përsërit se ndeshjet do zhvillohen ku janë planifikuar, përfshirë edhe finalen e “Wembley”.

“Të gjitha ndeshjet e mbetura të Euro 2020 do të zhvillohen siç është planifikuar. Masat lehtësuese të miratuara në secilin prej vendeve ku do luhen ndeshjet janë plotësisht në përputhje me rregulloret e vendosura nga autoritetet lokale shëndetësore kompetente.



Vendimet finale për numrin e spektatorëve në stadiume në këto ndeshje dhe kushtet e lejimit të tyre në impiante janë përgjegjësi e autoriteteve lokale dhe UEFA ndjek me përpikmëri të gjitha këto vendime”, shkruhet në deklaratë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!