Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka më vende as për të djegur të vdekurit, pamje tragjike nga India e goditur rëndë nga Covid

schedule12:33 - 23 Prill, 2021

schedule 12:33 - 23 Prill, 2021

Ndërsa vala e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit në Indi sjell shifra rekord të infektuarish, tokat e krematoriumit në Delhi janë mbingarkuar. Skenat dramatike tregojnë sesa e ashpër është kjo valë e dytë në Indi, që po ndihet më shumë në kryeqytetin e vendit.

Në total, Delhi ka regjistruar gjithsej 956,348 raste të infektuarish dhe 13,193 viktima, sipas autoritetit shëndetësor të qytetit. Të enjten, kryeqyteti regjistroi 306 humbje jete nga Covid-19, sipas buletinit të mbrëmjes të Departamentit të Shëndetit të Delhi.

Me një mungesë të shtretërve në spitale dhe njësitë e kujdesit intensiv, të furnizimit me oksigjen dhe teste, sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi është në prag kolapsi.



Qytetet në të gjithë vendin po raportojnë një numër shumë më të madh të djegies së trupave dhe varrosjeve nën protokollet e koronavirusit sesa numrat zyrtarë të vdekjeve Covid-19, sipas punonjësve të krematoriumit dhe varrezave.

Në mbarë vendin, 332,730 të infektuar u konfirmuan vetëm të premten, duke e çuar totalin në më shumë se 16 milionë raste. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!