Në Korenë e Jugut duket se kripa është një produkt që mungon në raftet e supermarketeve së fundmi.
Gjatë muajit të kaluar, vendi ka përjetuar mungesa të mëdha të kripës së detit pasi konsumatorët e blejnë atë dhe e ruajnë në shtëpitë e tyre. Mediat e huaja se kjo është një situatë shqetësuese për shkak të planifikimit për shkarkimin e ujit radioaktiv nga objektet e Fukushimës në Oqeanin Paqësor .
Autoritetet japoneze dhe agjencia përkatëse e Kombeve të Bashkuara këmbëngulin se asgjësimi i ujit të trajtuar posaçërisht është i sigurt dhe bie brenda të gjitha standardeve të sigurisë të vëzhguara në objektet bërthamore në mbarë botën.
Uji i trajtuar do të hollohet më tej dhe gradualisht do të lëshohet në Oqeanin Paqësor gjatë shumë viteve. Megjithatë, garancitë e sigurisë së plotë nuk kanë arritur të qetësojnë qytetarët dhe udhëheqësit në vendet fqinje si Koreja e Jugut, ku peshkatarët thonë se jetesa e tyre është në rrezik dhe banorët po grumbullojnë ushqime nga frika e kontaminimit detar.
Ndër të tjera në media thuhet se Kina ka ndaluar importin e ushqimeve nga zona të caktuara të Japonisë.
Ndërkohë nga shqetësimi në lidhje me ndotjen e ujit, konsumatorët, përveç kripës, kanë filluar të grumbullojnë edhe produkte të tjera ushqimore deti, si alga deti dhe açuge.
Mungesat janë aq të rënda sa qeveria është detyruar të hedhë kripë në treg nga stoqet publike për të stabilizuar çmimet, të cilat janë rritur më shumë se 40% që nga prilli. Siç theksohet nga qarqet qeveritare, në rritjen e çmimeve përveç ujit të Fukushimës ka kontribuar edhe prodhimi i ulët i kripës për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.
Zyrtarët e Koresë së Jugut u përpoqën të zbusnin shqetësimin e publikut duke kryer inspektime të produkteve të ndryshme të freskëta të detit me detektorë radioaktiviteti javën e kaluar.
Koreja e Jugut ka ndaluar importin e ushqimeve të detit japonez nga zona e Fukushimës që nga viti 2013, duke njoftuar së fundmi se do të mbajë ndalimin në fuqi./abcnews.al