Nuk ka interpelancë me Ramën/ Gogu: I dhamë leje SPAK, puna e Kuvendit mbaroi

schedule15:19 - 18 Korrik, 2023

schedule 15:19 - 18 Korrik, 2023

Konferenca e Kryetarëve refuzoi dy kërkesa nga demokratët të cilët thirrën Edi Ramën për një interpelancë dhe debat ditën e enjte mbi cështjen e inceneratorëve dhe Arben Ahmetajn.

Socialistët i kundërshtuan të dy iniciativat, si atë të ardhur nga PD-ja zyrtare, si atë të depozituar nga grupi i Berishës.

Për Gazmend Bardhin kjo vendimmarrje e Kuvendit është e rrezikshme dhe shmang llogaridhënien e pushtetarëve.

Refuzimi i këtij debati do të shkaktojë tensione të enjten, seancën e fundit të këtij sesioni. Opozita do të këmbëngulë që Edi Rama të vijë të japë llogari për zëvendësin e tij, dhe pse socialistët janë të bindur ta rrëzojnë me forcën e kartonëve hyrjen e kësaj cështjeje në rend dite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!