Janë mbyllur 3 sfidat e ditës së sotme të javës së 32-të të kampionatit shqiptar, ku Laçi ka “blinduar” vendin e dytë, pasi mposhti pastër 2-0 skuadrën e Egnatias, po 2-0 edhe Skënderbeu befasoi Kastriotin në Korçë, ndërsa Teuta nuk pranoi t’i dorëzonte Tiranës kurorën e titullit kampion, pasi dy skuadrat u ndalën në barazim 1-1.
Në Rrogozhinë, të besuarit e Ramadanit nuk mundën të bënin asgjë përballë kurbinasve të Shpëtim Duros, pasi këtë të fundit shënuan dy herë në portën e skuadrës vendase. Guindo shënoi dopietë , 57’ dhe 88’ për të vulosur edhe fitoren e bardhezinjve. Një 3 pikësh që “blindon” vendin e dytë në klasifikim.
Në Korçë, Skënderbeu bëri surprizën ndaj skuadrës më të mirë të momentit, pasi mposhti 2-0 të besuarit e Emiliano Çelës, duke i shkaktuar edhe ndalesën e parë pas 7 fitoreve radhas. Mensah në minutën e 20-të dhe Pusi në të 81-të ndëshkuan krutanët. Një triumf ky që ngjit korçarët në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, pasi kalojnë në renditje më një pikë më shumë Dinamon që luan nesër ndaj Vllaznisë.
Për Tiranën kryesuese s’ka festë as këtë javë, pasi në duelin me Teutën në “Selman Stërmasi” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, duke bërë që festa për titullin kampion të shtyhet përsëri.
Të besuarit e Orges Shehit do të kalonin në avantazh në minutën e 40-të me anë të Vesel Limajt, ndërsa durrsakët nuk pranuan të dorëzonin kurorën, pasi në minutën e 74-të arritën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Plakut, duke barazuar shifrat 1-1. Deri në fund të takimit skuadrat nuk mundët të shënon golin e fitores, ndërsa marrin kështu nga një pikë. /f.a/abcnews.al