Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë dhe do të marrë pjesë në kupat e Europës. Kapiteni Renato Arapi i është gëzuar këtij triumfi dhe përcjell një mesazh për ata që vënë në dyshim triumfin e tyre.
“Nuk ka ashensor për të arritur suksesin. Duhet të marrësh shkallët”, shkruan mbrojtësi qendror, i cili qartazi kërkon të tregojë se gjithçka e kanë arritur vetë.
Më tej, në postimin e tij në “Instagram”, durrsaku shton: “Krenar për këta djem, që me sakrificën e tyre arritën t’i japin një trofe këtij qyteti pas shumë vështirësive që kaloi vitin që lamë pas”. /abcnews.al


