“Nuk ka akt më cinik”, Berisha: Ata që kanë fituar tenderat po marrin bonus të ri për ta ndarë me Ramën

schedule12:16 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:16 - 1 Korrik, 2022

Kreu i PD, Sali Berisha ka thënë në konferencën e përjavshme se regjimi i Edi Ramës po injoron qytetarët shqiptar.

Ai u shpreh se dje në parlament, Rama vendosi me ligj që miliona eurot e fituara nga rritja e çmimeve t’ia kalojë klientelës së tij dhe jo qytetarëve që kanë ndjerë pasojat.

“Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës njëlloj si një diktaturë të vërtetë. Akti i djeshëm në parlament tejkalonte dhe imagjinatën. Dje Rama me ligj vendosi që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e shqiptarëve me bordet shushunja, duke rritur çmimet, që u fituan nga shtimi të ardhurave të takses së vlerës së shtuar në vend që t’u riktheheshin atytre që kanë problem kafshatën e gojës, atyre që nuk i blejnë dot ilaçet, atyre që po u falimentojnë bizneset dhe fermat, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij. Ua dha një grupi kompanish ndërtimi që kanë fituar tendera sipas ligjit të ri të korrupsionit me 99.9 % të vlerëes.

Ata që kanë fituar tenderat, ata po marrin bonusin e ri për ta ndarë me Ramën dhe qeveritarët e tij. Nuk ka akt më cinik, çnjerëzor se ky. Si mund të ndodhë kjo? Ti këto para që dolën nga rritja e çmimeve që janë në vetëvete dhimbje, djersë dhe sakrificë e njerëzve që punojnë duhet të bëje diçka t’ua ktheje atyre dhe jo klientelës”, tha Berisha. /abcnews.al