“Nuk jemi kavje”, protesta kundër vaksinimit ndaj Covid-19 në Afrikë

schedule12:19 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:19 - 3 Korrik, 2020

Të mërkurën e kaluar, Universiteti i Witwatersrand në partneritet me Universitetin e Oksfordit refuzuan provën e parë klinike ndaj vaksinës së koronavirusit që do të realizohej në Afrikën e Jugut, në të cilën do të merrnin pjesë 2,000 vullnetarë.

Përfshirja e Afrikës së Jugut në provat e vaksinave ka për qëllim që kontinenti të sigurojë  akses në një vaksinë të përballueshme dhe të mos lihet pas nga pjesa e tjetër e botës.

Rreth 50 njerëz mbajtën protesta në Universitetin e Witwatersrand në Johannesburg, duke thënë se ata nuk duan që afrikanët të përdoren si kavje, duke shprehur shqetësimet për testimin e ilaçeve tek njerëzit që ende nuk i kuptojnë rreziqet.

“Unë nuk jam aspak i lumtur! Është njësoj si në vitet 80, kur shpërtheu pandemia e SIDA-s në Afrikën e Jugut, ”tha 29-vjeçari, Tebogo Legoale.

29 vjeçari, aktivist i komunitetit Walter Mashilo tha se vaksina duhet të testohet së pari tek anëtarët e parlamentit dhe fëmijët e ministrave, jo te njerëzit e varfër.

“Ne nuk do ta pranojmë këtë provë të vaksinës tek ne, sepse ne nuk jemi kavje”.

Afrika e Jugut ka  numrin më të lartë të rasteve në kontinent,  me mbi 150,000 të infektuar dhe më shumë se 2.600 viktima./abcnews.al