“Nuk jam profet”, piktori Leka tregon si i “parandjen” ngjarjet: Nuk e fal serbin se masakroi popullin tim

schedule10:56 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:56 - 10 Tetor, 2023

Piktori i njohur, Gazmend Leka ka deklaruar se nuk është profet, por artisti ka antena për të ndjerë ngjarjet.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai zbuloi se aktualisht realizoi ekspozitën ‘Abel’ përpara sulmit në Veri të Kosovës dhe më herët kur ndodhi lufta e Kosovës bëri një cikël të titulluar “Nostradamus”.

Leka theksoi se e ndjen shumë problemin e Kosovës dhe e ka shumë të vështirë t’i fal serbët, pasi masakruan popullin e tij para disa vitesh.

Nuk them se jam profet, por këto janë tema permanente që janë në shpirtin e njeriut. Janë tema të vazhdueshme, të cilat të rijetojnë gjithë kohën dhe kudo që ti t’i prekësh ato, diku do të përgjigjen. Unë në qoftë se ndërtova krimet e vëllait ndaj vëllait, serbit ndaj shqiptarëve që ndodhi përpara se Kosova të shpallte pavarësinë, u ripërsërit dhe një herë. Pse? Sepse ai rri tërë kohën me hanxhar ngrehur, ai një ditë do ta lëshoj hanxharin se e para është shumë i rëndë dhe nuk e mban dot një herë, do godasi, por dhe zemrën e ka plot urrejtje, do godasi ai atë qënien, atë njeriun e butë, njeriun e bekuar do ta godas. Por ajo që ka lidhje me mua, është se unë e kam pasur gjithmonë problem këtë gjë. Unë nuk them se jam patriot mbi patriotët mbi të tjerët. Unë e ndjej shumë problemin kosovar, e ndjej shumë atë konfliktin e egër me këtë fqinj të keq. Përderisa ata njerëz masakruan popullin tim përpara disa vjetësh, e kam shumë të vështirë t’i fal, nuk i fal dot.

Është interesante se kur ndodhi lufta e Kosovës, unë atë vit kam bërë një cikël ‘Nostradamus’, e cila tregonte përmbysjen e kësaj bote, frikën që kishin njerëzit. Unë e ndërtova shumë shpejt atë cikël. Do ti që në atë periudhë plasi lufta e Kosovës. Domethënë ndodhin të tilla, sepse ti duhet të kesh shumë antena për t’i kapur dhe artisti i kap këto”, u shpreh piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!