Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk jam prind perfekt”, Angelia Jolie flet për marrëdhënien me gjashtë fëmijët

schedule22:49 - 27 Tetor, 2021

schedule 22:49 - 27 Tetor, 2021

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka deklaruar se nuk është nënë perfekte në asnjë kuptim. 46-vjeçarja, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, ka shprehur dyshimet e saj për aftësitë prindërore.

“Nuk jam prind perfekt, në asnjë mënyrë. Çdo ditë jam më e vetëdijshme për gjithçka që nuk e bëj në mënyrë të duhur. Jam shumë e ashpër me veten, sepse shpesh e pyes veten nëse jam duke e bërë gjënë e duhur, nëse e them gjënë e duhur”, tha Jolie për revistën “People”.



Sakaq, aktorja ka shtuar se fëmijët e saj kanë pasur një efekt të madh te ajo dhe tek njëri-tjetri.

“Ata janë shumë të mirë dhe marrë parasysh se janë shumë, kanë pasur një ndikim të madh te njëri-tjetri”, shtoi Angelina.

Aktorja ka gjashtë fëmijë, Maddox 20 vjeç, Pax 17 vjeç, Zahara 16 vjeç, Shiloh 15 vjeç, dhe binjakët 13-vjeç Vivienne dhe Knox./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!