“Nuk jam i ardhur në Tiranë”, Veliaj per deklaratën e kandidateve te Primareve ne PD: Rikthim në mesjetë, garë kush fyen më shumë ata që vijnë nga rrethet

schedule20:00 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 20:00 - 23 Dhjetor, 2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak edhe deklaratën raciste të kandidateve të Sali Berishës për Tiranën, për qytetarët që kanë ardhur në Tiranë. Veliaj e cilesoi deklaraten raciste dhe rikthim në mesjetë.

“Debati më i shëmtuar që ndodh dhe që do e dëgjoni këto 4 muaj, është ky debati ‘kush është vendali dhe kush është i ardhur’. Një debat patetik. Sulmi më i madh politik që i bëhet kryetarit të bashkisë, është: “Ti je nga Berati, a nga Vlora, a nga Ura Vajgurore”. Unë besoj se njerëzit që vijnë nga rrugëtime të ndryshme e pasurojnë jetën e qytetit, sjellin ide të ndryshme, vijnë me dëshirën për t’ia dalë. Por ta vazhdosh këtë debat në vitin 2022 dhe të shikosh Primare, ku gara kryesore është kush fyen më shumë ata që vijnë nga rrethe të tjera, më duket e pabesueshme. Një rikthim në mesjetë. Të mendosh që partitë e këtyre Primareve drejtohen nga njëri që ka ardhur nga Tropoja dhe njëri që ka ardhur nga Skrapari. Unë besoj se është e tmerrshme të jesh racist origjinal, po është akoma më e tmerrshme të jesh vetë i konvertuar, pra vetë të jesh i ardhur dhe të bëhesh racist me të tjerët. Kjo është dy herë më e dhimbshme”, deklaroi Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!